E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosjet e mbartura, legalizohen 7 shtesa pa leje

Keshilli i Rregullimit te Territorit ka legalizuar gjithashtu edhe 7 shtesa pa leje. Ato ishin te mbartura, qe nga mbledhja e pare e KRRT-se se re, pas konstituimit te saj. Ne mbledhjen e meparshme, anetaret e KRRT-se miratuan 57 shtesa pa leje, ndersa mbreme, 7 te tilla. Ne kerkesat drejtuar ketij keshilli per legalizim, benin pjese ata persona qe kane guxuar te dalin jashte lejes se dhene nga bashkia, duke ndertuar disa kate me shume, apo duke spostuar kufirin e lejes, nuk duhet te shqetesohen. Ata jane "amnistuar" nga ligji i legalizimeve. Kjo u sjell atyre mjaft fitime duke qene se behej fjale per shtesa te bera ne zonat "VIP" te Tiranes, ku nje meter katror varion nga 800-3 mije euro metri katror. Vendimi i ketij keshilli ka qetesuar mjaft pronare, ndersa te tjere nuk e kane pasur kete fat. Gjate mbledhjes se djeshme nuk jane miratuar vetem ato shtesa pa leje, te cilat kane zene hapesirat publike, duke demtuar te tjeret.

Kompanite qe u legalizuan:
Pegaso
Alb Milienium
Lim-Em
E.I. Konstruksion
Ferrar
M-Konstruktori
Albania Draht

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›