E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, 15 projekte per kryeqytetin

KRRT-ja ka miratuar dje 15 projekte te bashkise per urbanizimin e periferive te Tiranes, disa rikonstruksione rrugesh, terrene sportive etj. Keshtu, dje u miratua projekti i zbatimit te rikualifikimit urban te sheshit "Shtraus" dhe trajtimi i fasadave te dy rrugeve lidhese deri ne kryqezimin me Unazen, projekti per rikualifikimin urban te sheshit te "21 Dhjetori", per rikualifikimin urban te sheshit ne Kombinat dhe te terreneve sportive ne rrugen "Ali Demi". Gjithashtu, KRRT ka miratuar gjate mbledhjes se djeshme projektin e zbatimit te kryqezimit ne nivel, midis Rruges se Kavajes me rrugen "Teodor Keko" (Unaza e Re), kerkuar nga Njesia e Menaxhimit te Projekteve ne Bashkine e Tiranes. Nje projekt tjeter, i cili mori miratim te menjehershem ka qene edhe ai i zbatimit te ures te Shkolla Teknologjike. Gjithashtu, dje u miratua edhe projekti i zbatimit per punime te urbanizimit paresor ne Laprake, kerkuar nga Njesia e Menaxhimit te Projekteve ne MPPTT, financuar nga "Kooperacioni Italian". Projektet e tjera kishin te benin me infrastrukturen e rrjetit rrugor te Bllokut Nr.40, Bllokut Nr.22, 17, 29 etj. Sipas vendimit te djeshem te keshillit, projekti i Unazes se Madhe do te rishikohet dhe po ashtu, edhe projekti i zbatimit te rruges "Ismail Qemali".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›