E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra zhvillon sot referendumin anti-duhan

Zvicra zhvillon sot referendumin për ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat publike dhe në vendet e punës.
 

Sipas sondazheve më të fundit, rreth 52 për qind të të anketurave e kundërshtojnë këtë masë, ndërsa 41 për qind e mbështesin atë, ndërsa 7 për qind janë të pavendosur.
 

Referendumi ka për qëllim të forcojë një ligj të miratuar në vitin 2010, i cili gjithashtu ka në shënjestër duhanpirjen në vendet publike.
 

Por, ligji lejon përjashtime të shumta dhe është zbatuar i ndryshuar në disa rajone të ndryshme të Zvicrës.
 

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 600 mijë persona në mbarë botën vdesin çdo vit si pasojë e pirjes së duhanit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›