E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Po bëjmë kujdes nga njohja implicite e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se bisedimet teknike me Prishtinën nuk do të çojnë në njohjen eksplicite apo implicite të pavarësisë së Kosovës.
 

Tadiç ka thënë se në Bruksel po zhvillohen bisedimet të cilat mund ta vënë në pikëpyetje pozitën e Serbisë, përmes rrezikut të pranimit implicit të pavarësisë, prandaj sipas tij, “po bëhet kujdes gjatë bisedimeve”.

“Serbia do të vazhdojë me nismat e saj për të zgjidhur problemin e Kosovës, sepse ky është burim potencial i jostabilitetit në Serbi, rajon dhe Evropë”, transmeton Beta fjalët e presidentit serb.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›