E Diel, 1 Nëntor 2026

"Banja" e Lericit në Teatrin Kombëtar

 

Krejt rastësisht kjo është java e teatrit të të rinjve. Tek ish Kinema "Agimi" një koleksion i çmuar autorësh shqiptarë me dramën e mjerimit, me regji të Enton Kacës, tek Teatri i Operës dhe Baletit "Moulin rouge" ka thithur trupa të rinjsh, kurse salla e vogël e Teatrit Kombëtar si rrallë herë brenda sezonit i rezervohet disa të rinjve për dramën "Banja e fundit" e Roberto Lericit. Është një komedi dramatike a më saktë monodramë ku gjithë peshën e interpretimit e ka aktori i ri Julian Deda, nën regjinë e Gentjan Bejkos.

Lerici ka shkruar historinë e një intelektuali të papunë që rri i mbyllur në një banjë publike si vendi ku thur botën e fantazive, ëndrrave, mundimeve dhe mendimeve te tij në luftë me vetveten dhe shoqërinë. Ai arratiset në një vend anti-human, dhe i jep zë disa prej figurave më në zë të letërsisë botërore, duke shpërthyer në delir. "Banja e fundit" ka nisur të shfaqet nga dje, vazhdon më 29 dhe 30 prill në orën 19:00 në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›