E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Burra me kostume "Armani" që vijnë erë barut Gërdeci"

 

Përshëndetje "Shekulli"! Lexoj shpesh Blogun tuaj në internet. Në të gjitha blogjet, kam vene re se mbështetësit e z.Berisha i karakterizon një militantizëm gati-gati i egër, një mungesë e tmerrshme argumenti dhe analize. Pse ndodh kjo?

Përse vetëm në ato komente gjen një vulgaritet që nuk e gjen as në shtresat më të çuditshme të një shoqërie? A nuk munden të mbrohen me argumente, si është e mundur që nuk gjejnë të tillë?

Në medien e sotme është faktuar shumë mirë dështimi i madh i Berishës së rikthyer në pushtet nga një dështim po kaq i madh në '97. Këtë e them me keqardhje, pavarësisht se vetë nuk kam mundur të jetoj më aty dhe jam larguar. Por shpresoj vetëm një gjë: Që të jenë thjesht halabakë dhe hajdutë ordinerë dhe jo diabolikë që i thonë vetes politikanë dhe që kanë vetëm një qëllim: Shkatërrimin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në një katrahurë të plotë, që për këta të jetë më i lehtë fitimi, zhvatja dhe "lavdia" idiote!

Nuk ka asgjë për të shtuar, ka vetëm për të thënë që shqiptarët do të ishte mirë të fillojnë të peshojnë e t'i peshojnë të gjitha gjërat bashkë, jo të marrin kot më kot sa andej-këtej, të çoroditur e të shpërndarë, si ai qeni i uritur që kërcen majtas-djathtas të kapë kafshatat që i hidhen!

Shqiptarët duhet të fillojnë të mësojnë të bëjnë një bilanc dhe të peshojnë se ç'të mirë iu solli njëra apo tjetra qeveri, dhe pastaj të vendosin!

Sepse na pëlqen apo s'na pëlqen, rizgjedhja e Berishës, pas djegies që i bëri Shqipërisë me 1997, mund të quhet mendjelehtësia, bile mendjelehtësia më e madhe e shprehur ndonjëherë nga ndonjë popull!

Ky popull (ishin të njëjtët njerëz, jo brez tjetër) u gënjye si dele nga një propagandë "luftë korrupsionit" dhe harroi menjëherë, që ishte po ky që inskenoi skemat piramidale që janë maja e korrupsionit të një qeverie, dhe jo vetëm kaq, por ua rrëmbeu paratë me dhunë, dhe në fund, na la të vriteshim me njëri-tjetrin në kaos!

Dhe për sa kohë nuk nxjerrim mësime, amoraliteti politik do vazhdojë. Sa është basti në Tiranë për një aleancë të Republikanëve dhe LSI-së? Kështu të ndodh kur vesh kostume "Armani", që vijnë era barut Gërdeci!!! Dhe kur them Gërdeci, kam parasysh gjithë burrat dhe gratë me kollare që na dalin përnatë në televizor dhe që politikën e kanë patur biznes. Edhe tani e kanë të tillë.

Me logot e partive të tyre, veprojnë njësoj si tregtarët me markat e biznesit në bursë. E pra, politika është krejt gjë tjetër...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›