"Si do ta gjykojë Mediun, trupa e re e Gjykatës së Lartë?"
Ina Rama deri tani ka bërë një punë të lavdërueshme. Nëse vazhdon kështu e ka hak edhe një mandat tjetër (sipas ndryshimeve të reja në Kushtetutë).
Megjithatë duhet të vëmë pikën edhe mbi një element që nuk po analizohet. Në rast se kjo çështje do të shkojë për gjykim, Z.Mediu (që është deputet) do të gjykohet drejtpërsëdrejti nga Gjykata e Lartë (Kolegji Penal).
Tani, në fund të majit, i mbaron mandati Kryetarit të Gjykatës së Larte dhe 2 gjyqtarëve të tjerë të kësaj gjykate. Mendoni se në emërimin e gjyqtarëve të rinj, që do të gjykojnë këtë çështje, nuk do të ketë ndërhyrje nga mazhoranca aktuale?