E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, BB: Çmimet e grurit dhe orizit do të qëndrojnë të larta

Burime të Corriere della Sera në faqen e sotme të ekonomisë bëjnë të njohur se kriza e ushqimeve që kërcënon më shumë se 100 milion njerëz është prezente. Presidenti i BankësBotëroreRobert Zoellick, në një konferencë shtypi për këtë problem ka deklaruar se "Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të përballuar këtë krizë".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon dhe Presidenti i Bankës Botërore RobertZoellick i kanë kërkuar një numri vendesh të mos ndalojnë eksportimin e këtyre asortimentevesi përgjigje ndaj kësaj emergjence. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve tëBashkuara ka kërkuar tënisë një plan urgjent për zgjidhjen e krizës duke bërë një apel për të mbledhur dy miliard e gjysmë dollarë për ti dhënë përgjigje të menjëhershme kësaj krize ushqimi që ka pushtuar një pjesë të botës.

Nisur nga rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë në gjithë botën, përfaqësues nga 27 vendet anëtare të OKB-së, diskutuan për gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e krizës, para së gjithash në Afrikë dhe në Azi, ku kohëve të fundit  ka pasur protesta të dhunshme kundër rritjes së çmimeve. Shefi i bankës botërore, Robert Zoellick dhe kryetari i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Straus -Kahn,  paralajmëruan në kryeqytetin zvicerian, Berne për pasojat mjaft të rënda që ka kjo gjendje për vendet në zhvillim. Eksperti i OKB-s, Jean Ziegle, bëri të ditur, se miliona njerëz mund të jenë të uritur në  muajt e ardhshëm. Sipas tij, më  e rëndë paraqitet situata në Rripin e Gazës, në territorret palestineze, dhe në rajonin e krizës në Sudan të Darfurit. Takimi jozyrar i Kombeve të Bashkuara, nën drejtimin e vetë Sekretarit të përgjithshëm  të OKB-s, Ban Ki Moon, përfundon sot punimet. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›