E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari rritet, FED ndalon uljen e normës së interesit

29 prill – Dollari është rritur ndaj euros dhe është tregtuar afër nivelit më të lartë të dy muajve ndaj yenit. Kjo pasi Banka Qendrore Amerikane (FED) pritet të deklarojë nesër se nuk do të ketë ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit të dollarit.

Të gjithë tregtarët mendojnë se FED do të ndalojë uljen e normës së huamarrjes.

“Unë mendoj se FED duhet të tregojë se ne jemi afër një cikli të normës bazë” – tha Simon Derrick, shef këmbimi në Bankën e New Yorkut. “Dollari po rikthehet”.

Dollari është këmbyer për 1.5581 ndaj euros nga 1.5657 që këmbehej ditën e djeshme, me një rritje prej 1.3% brenda muajit.

Parashikimet nga bursa e Chikagos tregojnë 22% shans që FED të mbajë normën bazë të dollarit në nivelin 2.25% në takimin e ditës së nesërme. Ndërkohë që të tjerë mendojnë që FED ta ulë atë më çerek pikë përqindje.

Rënia e monedhës së përbashkët evropiane është përshpejtuar pas humbjes që raporti banka gjermane Deutche Bank AG, banka më e madhe në botë sa i përket këmbimit të monedhave.

“Raporti i Deutche Bank ka detyruar tregtarët të shesin euron”- tha Lee Wai Tuck, shef këmbimi në Forecast Pte në Singapore. “Disa investitorë po e përdorin këtë si shkak për të shitur euron, dhe mendoj se ajo do të kapë nivelin 1.5550” – tha ai.

Euro vazhdoi rënien edhe pas raporteve për industrinë, të cilat treguan rënie të shitjeve me pakicë në Europë me ritmin më të lartë të pesë viteve të fundit. Kjo si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe naftës.

Investitorët duhet të shesin euron ndaj dollarit në javët e ardhshme- ka rekomanduar klientët e saj Citigroup Inc, një nga 10 kompanitë më të mëdha të këmbimit të monedhave.

Niveli i rezistencës për dollarin është 38.2%. Rezistenca është një nivel kur shitësit tejkalojnë blerësit.

Shefi i bankës qendrore evropiane Jean Claude Trichet tha dje se është i shqetësuar për euron. “Misioni ynë është ruajtja e stabilitetit të çmimeve” – tha ai.

Banka Qendrore Europiane (ECB) ka mbajtur normën bazë të interesit në nivelin 4%, më e larta në 6 vitet e fundit, me qëllim ruajtjen e inflacionit.

“ECB ka shumë mundësi të mos ulë normën e interesit, edhe nëse FED vazhdon uljen për dollarin. Kjo gjë e favorizon euron për momentin” – tha Takashi Yamamoto, shef këmbimi në Mitsubishi UFJ. Sipas tij euro mund të arrijë nivelin 1.60 $ në muajin e ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›