E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa i pambrojtur është konsumatori shqiptar

Qe prej vitit 1991, ne vendin tone pati nisma për te mbrojtur qytetaret nga abuzimet qe bëhen prej sektorit privat, por edhe prej atij publik. Sipas përfaqësuesve te këtyre organizmave, ne Shqipëri është e pamundur te mbrohet qytetari, për shkak te neglizhencës se autoriteteve shtetërore. Nga ana tjetër, kreu i shoqatës se pare ne Shqipëri për mbrojtjen e konsumatorit, Islam Cani, thotë se këto organizma nuk janë eficente për shkak te mos financimit ne shume raste nga shteti shqiptar si dhe numrit te kufizuar te punonjësve për te mbikëqyrur tregun. Nga rastet me flagrante, kur qytetari është cenuar mund te përmendim mbifaturimin e energjisë elektrike dhe atë te ujit. Ne këto situata reagimet e organizmave për mbrojtjen e qytetarit kane qene te vakëta, ndërsa ne rastin me te keq zëri i tyre është mbytur nga influenca qe kane kompanitë private ndaj institucionet shtetërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›