Banka Amerikane ndryshon emër, tani quhet "Intesa Sanpaolo"
Banka Amerikane e Shqipërisë nuk do të ketë më këtë emër, por atë të "Intesa Sanpaolo", pjesë e grupit italian të bankave më të mëdha në Evropë. Duke nisur nga 13 tetori 2008, tashmë "Intesa Sanpaolo Bank Albania" do të njihet në tregun shqiptar të bankave jo vetëm me këtë emër të ri, por edhe me produkte të reja. Më 29 qershor të vitit 2007, Banka Amerikane e Shqipërisë (BASH) u bë pjesë e grupit "Intesa Sanpaolo", një prej grupimeve bankare më të fuqishme në Evropë, me qendër në Itali, pas një takimi që drejtori italian i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave bëri me kreun e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve. Për ta zyrtarizuar ndryshimin e emrit, drejtuesit e bankës zhvilluan një ceremoni, ku të ftuar ishin përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare, të trupave diplomatike të pranishme në Shqipëri, si edhe miq e partnerë të bankës. "Intesa Sanpaolo Bank Albania", bashkë me mbi 130 000 klientët e saj, i bashkohen një familjeje akoma më të madhe me mbi 19.7 milionë klientë në Itali, Evropën Qendrore e Juglindore, si dhe në rajonin e Mesdheut. 35 degët në Shqipëri dhe Greqi, tashmë janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar me më shumë se 8500 degë dhe 500 punonjësit e kësaj banke tashmë kanë mbi 101 000 kolegë rreth e rrotull globit.
Italianët
"Intesa Sanpaolo" është formuar nga bashkimi i dy nga bankave më të mëdha italiane, "Banca Intesa" dhe "Sanpaolo IMI", që çoi krijimin e një "superbanke" jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën. "Duke vënë në shërbim të klientëve të saj eksperiencën dhe njohuritë e çmuara të grupit, ‘Intesa Sanpaolo Bank Albania‘ do të vazhdojë të forcojë rolin e saj për të mbështetur zhvillimin e vendit, si edhe mirëqenien e familjeve shqiptare e udhëhequr nga parimet e saj të integritetit, përmirësimit të vazhdueshëm, transparencës, respektit për diversitetin, barazinë, vlerat e individit, si dhe përgjegjësinë në përdorimin e burimeve", u shpreh një nga drejtuesit më të lartë të bankës.
Asetet
"Intesa Sanpaolo" është operatori kryesor në Itali, me një rrjet vendas prej 16 degësh, 41 miliardë euro në kredi dhe një aktivitet të konsiderueshëm në investime dhe zbatimin e instrumenteve financiare të lëshuara nga entet publike mbi tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. "Eurizon Capital", kompania lider në Itali, me asete që arrijnë vlerën rreth 154 miliardë euro, ndërsa "Banca Fideuram", lider në sektorin e këshillimeve financiare me rreth 4 300 bankierë privatë dhe 97 degë të brendshme. Të dyja këto janë nën administrim të "Intesa Sanpaolo.
"Intesa Sanpaolo" përbëhet nga këto njësi:
Biznesi në Itali është i përqendruar në "Banca dei Territori", që përmban:
6 543 degë që u shërbejnë rreth 11.4 milionë klientëve të vegjël
408 qendra të specializuara për rreth 118 000 klientë SME
163 qendra të specializuara dhe një bankë të dedikuar me 68 degë, që u shërbejnë rreth 82 000 klientëve privatë
59 degë të specializuara në kredi industriale dhe konsumatore
52 degë të "Banca Prossima", banka e grupit që u shërben rreth 50 000 enteve jofitimprurëse, e para në Evropë e dedikuar krejtësisht sektorit social dhe jofitimprurës
platformë për kanale direkte