Bizneset: Propozimet tona, për referencën mbi pagë
Kur ka kaluar afro një vit nga hyrja në fuqi e udhëzimit mbi pagat referuese, bizneset në vend, për asnjë çast nuk janë ndalur të kundërshtojnë propozimin e qeverisë. Kësaj here reagimi i tyre nuk vjen vetëm si qëndrim kundra udhëzimit, por me një paketë të re ndryshimesh, duke e konsideruar projektin e qeverisë si një praktikë që dëmton biznesin. Sektori industrialist në vend ka bërë gati një sërë sugjerimesh në rishikimin e disa pikave. Konfindustria njoftoi dje se është në fazën përfundimtare të përgatitjes së paketës së parë të propozimeve për përmirësimin e sistemit të referencave, që do t‘i paraqitet qeverisë shqiptare në një kohë të shpejtë. Propozimet e biznesit vijnë si pasojë e problemeve të shumta, me të cilat janë përballur industritë shqiptare gjatë zbatimit të sistemit të referencave mbi pagë në periudhën njëvjeçare të hyrjes në fuqi të akteve ligjore përkatëse. Konkretisht, paketa e parë lidhet me përmirësimin e domosdoshëm të niveleve të pagave të referencës, për t‘u përshtatur me të dhënat e tregut, si një nga fushat më problematike të përballje së biznesit me institucionet fiskale që kanë prodhuar me dhjetëra penalizime ndaj biznesit. "Njëkohësisht, në studimin e Konfindustrisë, në propozimet e saj është pasur parasysh që të mos preket shkalla e të ardhurave të planifikuara në buxhetin e shtetit, çka është plotësisht e mundshme", u shpreh dje në një njoftim për mediat, administratori i përgjithshëm, Gjergj Buxhuku.
Drafti
Sugjerimet e Konfindustrisë, në formë pakete do të përgatiten në një material të plotë, duke iu referuar shqetësimeve të kompanive për nivele të ndryshme të pagave të referencës. "Hartimi i paketës dhe paraqitja, më pas në qeveri, do të kryhet përmes një studimi të kryer në radhë të parë mbi nivelin e pagës, tipit të industrisë e së fundmi, dhe që është më e rëndësishmja, shpërndarjes gjeografike të industrive në vend", bëri të ditur Buxhuku. Paketa e parë e propozimeve që po përgatitet, do të jetë për nivelet e pagave të referencës së industrisë ushqimore. Më pas do të vazhdohet me të gjithë sektorët e tjerë të industrisë shqiptare, të prekur nga sistemi aktual i pagave referuese, aplikimi i së cilës ka sjellë detyrime të mëdha tatimore.
Biznesi
Me kohë ka kundërshtuar vendosjen e sistemit të pagave të referencës, duke e konsideruar një dobësi të institucioneve të fiskut dhe shmangie nga parimet bazë të sistemit të tregut të lirë, të kontrollit dhe vetëdeklarimit. "Pavarësisht se industritë kanë provuar me dokumentacion të rregullt nivelin e pagave, përsëri institucionet e fiskut nuk kanë marrë parasysh arsyetimet dhe kanë shkuar deri në marrjen e masave tepër të rënda", përfundon Konfindustria.