E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca dhe Gjermania nuk do të lejojnë zhvlerësimin e euros


Franca dhe Gjermania nuk do të lejojnë që monedha e përbashkët euro të zhvlerësohet, deklaroi presidenti francez Nicolas Sarkozy në mesditë, në forumin ekonomik të Davosit, Zvicër.
 

Në fjalimin e tij, ai theksoi se pavarësisht krizës greke, irlandeze dhe gjendjes së vështirë në Portugali, e ardhmja e monedhës euro dhe e Bashkimit Europian është e sigurt dhe e qëndrueshme.

Deklaratat e Sarkozy-së rrisin spekulimet për mundësinë e krijimit të një fondit të përbashkët franko-gjerman, që do të përdoret për t`i dhënë hua vendeve të rrezikuara në të ardhmen.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›