Jo veteshkaterrimit

Nga Daniel Korski
Keshilli Evropian per Marredhenie te Jashtme botuar ne New York Times
Sipas organizates Planeti i Vetmuar Shqiperia per nje cast eshte destinim qe duhet pare ne vitin 2011 vend anetar i NATO-s qytetaret e se ciles gezojne lirine e udhetimit pa viza ne Bashkimin Evropian.
Ne castin tjeter forcat e qeverise po i gjuajne dhe vrasin protestuesit ne rruge ndersa Zyra e Jashtme Britanike i paralajmeron vizitoret ti shmangin turmat e medha ne Tirane.
Shqiperia e cila doli nga diktatura e stilit veri-korean ne vitin 1990 kolapsoi dhunshem ne vitin 1997 dhe tash po lekundet buze nje katastrofe tjeter.
Pyetja nese vendi do te zhytet ne konflikt te brendshem e mundon edhe Evropen.
Koheve te fundit Shqiperia ka qene force e paqes ne Ballkan duke ndertuar lidhje me armiqte e vjeter si Serbia dhe duke u bere thirrje bashkekombesve te vet ne Kosove dhe Maqedoni te angazhohen per paqen.
Trupat shqiptare ndodhen krah per krah me ushtaret e NATO-s ne Afganistan. Kthimi ne nje konflikt do te ishte i keq per Ballkanin i keq per Evropen dhe i keq per NATO-n.
Sidoqofte kriza aktuale ka rrenje te thella. Qe nga viti 1992 asnje zgjedhje ne Shqiperi nuk eshte konsideruar e lire dhe e drejte nga OSBE-ja.
Zgjedhjet jane luftuar sikur te ishin beteja me armiq te perbetuar kunder njeri-tjetrit dhe jo besnike ndaj procesit demokratik. Zgjedhjet jane mundesi per politikanet qe ti shkaterrojne kundershtaret dhe ti pasurojne miqte.
Zgjedhjet e fundit ne qershor 2009 nuk ishin ndryshe. Lideri i Partise Socialiste Edi Rama protestoi kunder rezultateve duke bojkotuar Parlamentin. Bojkoti vazhdon ende duke e bere Shqiperine peng te mosmarreveshjeve.
Nderkohe kryeministri Sali Berisha ka qeverisur ne ate menyre qe Freedom House tash e konsideron vendin vetem pjeserisht te lire status qe i ka dhene Abkhazise Gambise dhe Nagorni Karabahut.
Rivaliteti i ashper i nxitur nga personalitetet e Berishes dhe Rames ka shkaktuar ferkime duke demtuar institucionet.
Te marrim per shembull Kushtetuten e vitit 1998. Tre vjet me pare Berisha dhe Rama ne menyre cinike u dakorduan per nje pakete reformash te cilat sipas presidentit Alfred Moisiu e ndryshuan Kushtetuten brenda nates.
Te dy lideret mund te kene menduar se do te perfitonin nga ndryshimet. Tash shihet se vetem njera pale perfitoi ndersa tjetra derdh lot. Modeli i ngjashem ndodh edhe me kodin elektoral.
Korrupsioni eshte ndoshta problemi me i madh. Shqiperia eshte e 95-ta ne listen e Transparency International. Megjithate Berisha vazhdon ti hedhe poshte akuzat e aleateve kryesore.
Shperthimi i depos ushtarake qe la dhjetera te vrare detyroi ish-ministrin e Mbrojtjes te dorehiqet. Mirepo Fatmir Mediu prape u rizgjodh deputet ndersa imunitetin e humbur ia riktheu nje vendim i Gjykates Supreme.
Gjendja e mediave vazhdon te jete e zymte pavaresisht garancive nderkombetare per lirine e shprehjes. Mediat zakonisht jane politikisht te varura kurse gazetaret mbeten objekt te padise frikesimit apo sulmit fizik.
Pas shume vjetesh te aktiviteteve te tilla institucionet e Shqiperise jane ne nje kaos. Madje edhe gjyqesori eshte i tille teksa po diskutohen argumentet per ate nese duhet te arrestohen gjashte pjesetaret e Gardes Kombetare.
Ne vend qe te ndalen dhe te shohin demin qe kane shkaktuar Rama dhe Berisha vazhdojne ti sharrojne institucionet. Te dy duken sikur jane te gatshem te perdorin mjete tjera per te marre apo per te ruajtur pushtetin.
Berisha e akuzoi Ramen se u perpoq te marre pushtetin me force dhe se orkestroi perpjekje te qarte per ta permbysur qeverine legjitime.
Rama nderkaq proteston me arsyetimin se sundimi i Berishes eshte jodemokratik dhe le te kuptohet se vetem nje revolucion i stilit te Tunizise mund te sjelle ndryshime ne vend.
Ne vitet e fundit Bashkimi Evropian pati perqendruar vemendjen gjetke ne Ballkan.
Tash BE-ja duhet ta beje te qarte se politikanet shqiptare duhet te heqin dore nga dhuna dhe ti japin fund shkaterrimit te institucioneve te vendit.
Ne te kunderten shqiptaret mund te humbin levizjen e lire neper Evrope dhe vendi i tyre mund te pesoje shume ne rrugen drejt BE-se. Madje mund te rrezikohet edhe anetaresimi ne NATO.
Per ta treguar shqetesimin e saj kryediplomatja e BE-se Ketrin Eshton duhet te dergoje nje ndermjetesues te larte ne Shqiperi. Duhet te ngrihet nje komision i ish-presidenteve per ta hetuar dhunen e fundit.
Bashkesia nderkombetare duhet te organizoje dhe ti drejtoje zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare vitin e ardhshem duke derguar mesazhe pa ekuivoke se institucionet e Shqiperise nuk jane me te besueshme apo ne gjendje qe ti organizojne vete.
Qeveria e re duhet ti permbahet nje agjende konkrete per reforma. Kjo mund ti ndale perfundimisht politikanet e Shqiperise qe ti sharrojne institucionet e vendit. Nese jo atehere ndikimi do te ndjehet pertej kufijve te Shqiperise.