Banka Boterore Ministria e Transportit model transparence per prokurimet
Ministria Punëve Publike dhe Transportit, cilësohet nga Drejtoresha e Bankes Botërore, Zj. Jane Armitage, si shembull i eficensës në prokurimet publike që zhvillohen në projektet e financuar nga ky institucion i rëndësishëm ndërkombëtar.
Gjatë një konferencë për shtyp, të zhvilluar sot në Tiranë, drejtoresha e Bankës Botërore zj.Jane Armitage duke folur për udhëzimet, rregullat dhe politikat e qarta që ndjek Banka Botërore, në lidhje me prokurimet për projektet që zhvillohen me fonde të saj, mori si shembull Ministrinë e Transportit si një ndër institucionet më eficente në përdorimin e fondeve të akorduara nga Banka.
Gjatë fjalës së saj zj. Jane Armitage, tha se:“Shpesh herë rregullat, udhëzimet, politika që kërkon BB për prokurimet që zhvillohet për projektet me fondet e saj, mund të duken si komplekse, por më lejoni t’ju përmend një shembull real, të cilin unë e pashë vetë në terren, gjatë këtyre dy ditëve.
Banka Botërore po jep fonde për rehabilitimin e Portit të Sarandës dhe në bazë të udhëzimeve për prokurimet, u zhvillua tenderin ndërkombëtar, ku rezultoi fitues kompania që kishte ofruar një çmim prej 1 milion $ më të ulët se fondi limit i akorduar.Këto para të kursyera mund të përdoren për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, sistemit të kanalizimeve etj. Ky është një shembulli konkret i eficencës në përdorimit e fondeve “ tha drejtoresha e Bankës Botërore Zj. Jane Armitage.
Projektit për rehabilitimin e Portit të Sarandës ka për qëllim ndërtimin e një terminali të dedikuar për tragete pasagjerësh dhe anije cruise/lundruese. Përfundimi këtij projekti do të ndikoj në rritjen e turizmit duke lehtësuar aksesin e pasagjerëve dhe automjeteve në Shqiperine e Jugut si dhe do të ndikojë ne rritjen ekonomisë lokale. Fondi limit i akorduar për këto projekt ka qenë, 6.7 mln $.
Pas përfundimit të procedurës së prokurimit, ku morën pjesë 6 kompani ndërkombëtare (nga shume kompani te interesuara), u përzgjodh kompania “IONIOS” S.A Construction Company Greqi, e vlerësuar si më e mira teknikisht dhe më vlerë ekonomike më të ulët. Ky projekt do të financohet nga Banka Botërore në masën dhe 80 % dhe 20% nga Qeveria Shqiptare .