DASH Kushtetuta dhe ligji mbrojne lirine e besimit ne Shqiperi
Censusi i fundit për shpërndarjen e besimeve fetare në Shqipëri është bërë për herë të fundit në vitin e largët 1939. Është ky një fakt që dëshmohet edhe në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit përsa i përket lirisë së besimit në Shqipëri.
Sipas këtij raporti thuhet se Kushtetuta dhe ligje të tjera në Shqipëri mbrojnë lirinë e besimit dhe vetë qeveria i nxit këto mbrojte.
Qeveria e respekton lirinë e besimit dhe ligje dhe në praktike. Sipas raportit të DASH rezulton se nuk është regjistruar asnjë abuzim apo diskriminim në Shqipëri për shkak të besimit fetar. Shqipëria me 11 mijë e 100 mijë katror sipërfaqe dhe një popullsi 3.6 milionë banorë, nuk ka të dhëna të besueshme përsa i përket pjesëmarrjes ose anëtarësisë në besimet fetare. Regjistrimi i fundit mbi këto të dhëna në Shqipëri është bërë në vitin 1939.
Shumica e qytetarëve nuk praktikojnë në mënyrë aktive besimin e gjithësi katër besimet kryesore në vend janë ai musliman, bektashi, ortoks kristina dhe katolike romane dhe shume nënndarje të tjera besimesh protestante. Komiteti shteteror i kulteve raporton më shumë se 230 grupe besimesh, organizatash, fondacionesh dhe institucione edukimi fetar. Sipas raportit të DASH, qytetarët kanë të drejtë të padisin qeverinë në rast të shkeljeve të lirisë së besimit.
Sipas Kushtetutës në Shqipëri nuk ka një religjion zyrtar por gjithsesi muslimanët, bektashinjtë dhe ortodokset dhe katoliket kane një shkalle më të lartë të njohjes. Në 4 shkurt të këtij viti, Parlamenti miratoi ligjin e ri kundër diskriminit.
Përsa i përket kthimit të pronave të sekuestruara gjatë periudhës së komunizmit në dëm të institucioneve fetare, qeveria shqiptare ka udhëzuar Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që në kthimin e pronave për institucionet fetare të ketë përparësi. Nga ana tjetër Komuniteti musliman shqiptar kërkon që t’i jepet mundësia për ndërtimin e një xhamie në qendër të kryeqytetit, leje e cila iu premtuar një vit më parë nga Bashkia por deri tani asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Nuk ka ligj thuhet në raportin e DASH për Shqipërinë, që të ndaloje veshjet fetare apo simbolet e tyre në publik.