Naco Drejtuesit e greves ne minieren e Bulqizes spekulojne per interesa biznesi
Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço garantoi sot në Kuvend, se METE do të respektojë ligjin për të garantuar kushtet dhe sigurinë në punë për minatorët mes monitorimeve mbi investimeve në gjithë minierat, ndërsa akuzoi se "drejtuesit e grevës në minierën e Bulqizës po spekulojnë me interesat e ligjshme të minatorëve për interesa biznesi".
I thirrur në një interpelancë nga deputetë të opozitës socialiste, që shënon të parën në sesionin e ri të legjislaturës parlamentare mbi grevën gati 3-mujore të minatorëve në minierën e Bulqizës, ministri i ETE-s, Nasip Naço dha sqarime mbi situatën.
Ndërkaq, deputeti socialist, Saimir Tahiri, njëri prej deputetëve që ka thirrur Naçon në interpelancë tha se marrëveshja koncensionare midis qeverisë dhe kompanisë koncensionare ACR, është një marrëdhënie korruptive. Sipas Tahirit po abuzohet si me punën e minatorëve ashtu edhe me pasuritë natyrore të vendit. Nga krahu i tij ministri i Ekonomisë ka sqaruar se kontrata koncensionare e lidhur me këtë kompani është tërësisht e ligjshme.
Naço solli të dhëna e shifra mbi prodhimin e minierës së Bulqizës. Sipas tij miniera e Bulqizës, e cila jep 25% të prodhimit të kromit dhe 1,2 % të prodhimit total minerar, është marrë me koncension të formës ROT për 30 vjet në 21.04 2004 sipas marrëveshjes mes METE-s dhe kompanisë italiane “Darfo” spa, bashkë me uzinat e ferokromit në Burrel dhe Elbasan. Por "Darfo" spa në vitin 2007 i shiti aksionet tek ACR, e cila tashmë është zotëruse dhe palë në marrëveshjen konçensionare me ministrinë e Ekonomisë.
METE në qershor ngriti një grup pune për kontrollin e marrëveshjes në terren. U konstatua se në uzinën e ferrokromit në Burrel, ku punojnë 92 vetë, ishin investuar 1,9 milionë usd, ose 14% e planit të investimeve. Në minierën e Bulqizës u konstatua shkelje e kushteve të punës në zonën D, ndaj pezulloi punën dhe u kërkua plotësimi i gjithë detyrimeve, sigurisë së jetës së punonjësve, etj.
"Mbi të gjitha, u pezulluan të gjitha kontratat që ACR kishte lidhur në vitin 2010 pa miratimin e METE-s, pasi ishin në kundërshtim me marrëveshjen e koncensionit", tha Naço.
Ai bëri të ditur se, kompania ACR nuk ka realizuar investimet e parashikuara, kryesisht ato që lidhen me thellësinë në galeritë e minierës, të cilat deri në gusht 2012 janë parashikuar 11,5 milionë usd, ndërsa ka investuar 8,2 ml usd, ose 80% e tyre.