E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boschard: Korrupsioni problem në Shqipëri

TIRANë-Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Boschardt, deklaroi sot se korrupsioni në Shqipëri mbetet ende problem dhe se integrimi në Bashkimin Evropian, kërkon luftë të vazhdueshme ndaj këtij fenomeni.

Ambasadori Boschard ishte i pranishëm sot në 1-vjetorin e krijimit të Qendrës Kombëtare të Licencimit.

“Korrupsioni mbetet problem në Shqipëri. Lufta kundër tij duhet vlerësohet me seriozitet, pasi është një nga kriteret kryesore që ka Bashkimi Evropian, për integrimin dhe liberalizimin e vizave”, tha diplomati gjerman.

Duke iu referuar krijimit të Qëndrës Kombëtare të Licensimit, ambasadori theksoi rëndësinë e ngritjes së saj.

“Ngritja e kësaj qendre është një hap i vogël kundër korrupsionit, por një hap i rëndësishëm”, tha më tej ai.

Ky është mesazhi i dytë i rëndëishëm i Boschardt brenda dy ditësh. Dje nga Elbasani, Borschardt tha pasi të zgjidhet kriza, Shqipëria do mund të marrë statusin e vendit për kandidat në BE.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›