Energjia, dyfishon eksportet me 2010
Blerina Hoxha
Eksporti i rritur me rreth 45 per qind ne dy muajt e pare te 2010 eshte ndikuar nga prodhimi ne rekorde i energjise elektrike, ku rreth gjysma e sasise ka ikur per eksport. Mirepo ekspertet nuk presin qe e njejta ecuri te vijoje edhe pergjate muajve te veres ne eksporte pasi prodhimi bujqesor kete vit eshte goditur rende nga reshjet e shumta te shkurtit dhe marsit. Nje pjese e konsiderueshme e tokes eshte demtuar nga rreshqitjet dhe permbytjet dhe pjesa tjeter qe nuk eshte demtuar fizikisht rrezikon te mbillet vone. Keshtu qe prodhimet e stines kete vit pritet te hyjne ne tregje me vonese, duke krijuar ne kete menyre nje problem edhe per eksportin e tyre sasior. Nga te dhenat zyrtare mesohet se, nje bilanc pozitiv ne tregtine me jashte te energjise, ku eksporti e kaloi importin dhe vendi u furnizuar 24 ore me energji. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise per sa i perket bilancit te shkembimit te energjise gjate ketij viti, Treguesi ka qene pozitiv per vitin 2009 dhe per vitin 2010 vazhdon te jete me suficit. Eksporti i energjise elektrike do te ndikoje pozitivisht jo vetem ne pozicionin financiar te KESH, por edhe ne tregun e kembimeve valutore dhe ekonomine ne teresi. Hyrja e nje sasie te konsiderueshme valute nga shitja e energjise do te ndikoje pozitivisht ne forcimin e vleres se lekut dhe ne permiresimin e tregtise se mallrave. Pasi eksporti i energjise ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne rritjen e eksportit te mallrave dhe per rrjedhoje edhe ne ngushtimin e deficitit tregtar. Reshjet e shumta te koheve te fundit kane vene ne pune me kapacitet te plote te gjitha hidrocentralet e vendit. Burimet ne KESH kane pohuar se, po plotesohen nevojat e brendshme te konsumit dhe pjesa tjeter po eksportohet jashte vendit. Mirepo sistemi i transmetimit te energjise ne gjendjen aktuale nuk mund te percoje me shume se 11-12 milione kilovatore gjate 24 oreve. Eksporti ne keto nivele i sjell KESH nje fitim ditor te konsiderueshem. "Nese analizojme Shqiperine, duhet te gjeje burime te reja per rritjen ekonomike dhe eshte shume e qarte, se burimet e reja mund te vijne vetem nga eksportet", ka vleresuar FMN ne nje raport et fundit.