E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vleresimi i BB, Shqiperia progres ekonomik

Sipas nje vleresimi me te fundit te Bankes Boterore per ekonomine shqiptare, ne fund te vitit 2009 te ardhurat per fryme kane arritur ne nivelin 3740 ne fund te vitit 2008. Vendi ka bere nje progres domethenes nga nje regjim komunist totalitar drejt nje ekonomie tregu. Gjithashtu sipas Bankes Boterore, Shqiperia ka implementuar nje sere reformash strukturore dhe nje sere reformash ekonomike qe kane cuar edhe ne forcimin e institucioneve demokratike ne vend. Qe nga kriza e piramidave ne vitin 1997, vendi ka perjetuar nje rritje te forte ekonomike, duke e shoqeruar ate me nje inflacion mjaft te ulet. Rritja e ekonomik eshte kryesuar nga aktiviteti ne bujqesi, ndertimin, sherbime dhe industri. Gjithashtu emigracioni ka ndihmuar financimin e nevojave te ekonomise duke sjell nje sasi valute mbi 10 per qind te PBB-se. per pasoje rritja ekonomike e vendit ka ecur me ritmet 5-6 per qind ne vit, e cila eshte shoqeruar edhe me reduktimin e varferise. Keshtu sipas Bankes Boterore varferia absolute ka rene ne 18.5 per qind ne vitin 2005 nga 24.5 per qind qe ishte ne fund te 2002. Ndersa ne vitin 2008 niveli i ketij treguesi eshte12.4 %. Ndersa varferia ekstreme eshte reduktuar rreth shifrave 3.5 %. Shqiperia eshte anetare ne Banken Boterore qe ne vitin 1991.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›