Banka Botërore: Shqipëria, më pak e prekur nga kriza e çmimeve
Banka Botërore, duke e krahasuar rritjen e çmimeve me vendet e rajoneve të tjera, thekson se në Shqipëri rritja e çmimeve ka qenë e ulët
Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 19:45
Shqipëria është më pak e prekur nga kriza e çmimeve.
Banka Botërore, duke e krahasuar rritjen e çmimeve me vendet e rajoneve të tjera, thekson se në Shqipëri rritja e çmimeve ka qenë e ulët.
Megjithatë BB-së rekomandon se duhet patur kujdes nga importet.
Prioriteti kryesor duhet të jetë modernizimi i bujqësisë, për rritjen e prodhimit vendas.
Sipas BB-së, në Shqipëri më shumë se gjysma e popullsisë ka dalë nga varfëria në vitet e fundit.
Vendi klasifikohet në një nivel mbi mesataren përsa u përket të ardhurave. /abcnews/