E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore e përkushtuar për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore, Jane Armitage, e cila ritheksoi përkushtimin e Bankës Botërore për ta ndihmuar Kosovën dhe të ardhmen.

Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe Ranjit Nayak, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë, Presidenti Sejdiu e falënderoi Armitage për mbështetjen që ky institucion i ka dhënë Kosovës.

Presidenti Sejdiu theksoi se Banka Botërore, duke mbështetur shumë projekte me rëndësi vitale për vendin tonë, ka qenë dhe mbetet partnere e rëndësishme e popullit dhe institucioneve të Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›