Jezusi personal

Në shikim të parë, regjisori i filmave “Showgirls”, “Basic Instincts”, “Total Recall” dhe “Robocop” mund të mos duket regjisor i qartë për të sjellë historinë e jetës së vërtetë të Jezu Krishtit në ekranin e madh. Por kjo është saktësisht ajo çfarë Paul Verhoeven po planifikon të bëjë.
Në një intervistë për MTV, regjisori holandez zbulon se libri i tij i përkthyer së fundmi,
“Jesus of Nazareth”, është menduar si shtyllë e vënies në skenë në versionin filmik të rrugëtimit të Jezusit. Verhoeven dëshiron të tregojë një histori të liruar nga sugjestionet dhe mrekullitë dhe të lënë pa skenat e kryqëzimit dhe ringjalljes që zakonisht shihen në filmat e mëparshëm që përshkruajnë jetën e Jezusit. Regjisori preferon një qasje humaniste, prej dijetari dhe do të fokusohet në mësimet etike të subjektit të tij.
“Të fillosh me një libër do të ishte më e ndershme dhe sqaruese sesa me një film,” ka thënë regjisori për MTV News. “Nuk jam i sigurt nëse do të filloj menjëherë me filmin për Jezusin. Mund të më duhet kohë dhe së pari të bëj diçka tjetër dhe pastaj të mendoj nëse mund ta gjej një rrugë. Kur e lexoni librin, mund ta shihni se aty është një film. Jezusi, sipas mendimit tim, ka qenë më i rrezikshëm, më aventurist sesa është paraqitur zakonisht.”
Verhoeven thotë se Jezusi ka qenë njeri që është persekutuar vazhdimisht gjatë jetës së tij, i rrethuar nga armiqtë dhe i detyruar të shpëtojë në çdo çast. Duke i hequr shqetësimet mbi vëmendjen negative që mund të pranojë filmi i tij i propozuar nga kritikët me mendje religjioze, ai ka thënë: “Është kontrovers? Është e vërteta.”
Holandezi, ndoshta joçuditërisht, nuk është adhurues i ritregimit shumë të famshëm të ditëve të fundit të Jezusit, blokbasteri i Mel Gibsonit “The Passion of the Christ”.
Për më shumë, ai sugjeron se kryqëzimi ndoshta nuk ka qenë një përvojë aq tmerruese për viktimën e tij siç sugjeron filmi.
"Gibson e redukton atë në dy orë të vuajtjes”, është ankuar Verhoeven.
"Vuajtja e Jezusit nuk është gjëja e rëndësishme. Është e tmerrshme, por shumë njerëz kanë funde të tmerrshme. Madje edhe me sëmundjet që janë aq të tmerrshme sa kryqëzimi që ka zgjatur gjashtë orë është ndoshta jo aq i rëndësishëm në krahasim me ato çfarë njerëzit kalojnë, veçanërisht nëse janë të lënduar apo humbin gjymtyre. Gjëra të tmerrshme ndodhin në botë. Mendoj se kjo nuk është esenca. Bota është e mbushur me dhunë dhe gjëra të tmerrshme. I tërë universi është i mbushur me katastrofa.”
The Guardian