E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shkaterrohet rrjeti i trafikut te droges

ATHINE - Policia greke ka kryer nje operacion te gjere, kunder nje bande shqiptare te trafikut te droges, hetimet per te cilen zhvilloheshin prej 10 ditesh. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga media helene. Keta te fundit thane se, dy emigrante shqiptare 25 dhe 29-vjecar, emrat e te cileve nuk behen publike jane arrestuar ne Nea Jonia te Athines. Sic bejne te ditur keto burime, 29-vjecari vleresohet nga policia greke, si kreu i bandes, ndersa ishte denuar me pare per vjedhje. Ne banesen e tij jane zbuluar 88 kilograme kanabis, 2.3 kg heroine dhe nje sasi e konsiderueshme parash. Institucionet greke te rendit, njoftojne se kane ne duar nje liste me emra dhe telefona te korriereve te droges dhe bashkepunetoreve te bandes. Gjykata e Athines vendosi masen e sigurise arrest ne burg, per te ndaluarit, ndersa eshte shpallur kerkimi per 5 shqiptare te tjere, por dhe per dy afrikano-veriore e nje irakian. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›