E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asistence ne Itali, 200 mije euro ne Shqiperi

TORINO - Shtirej sikur ishte i varfer per te marre asistencen sociale, qe shteti italian ia siguronte, por ne te vertete emigranti 40-vjecar Alfred Tafa, ishte nje trafikant i pasur i kokaines, thone mediat italiane. Ne zbulimin e mashtrimit mesohet se kane qene karabinieret e provinces se Torinos, te cilet kane arrestuar 40-vjecarin se bashku me dy bashkepunetoret e tij shqiptare Arben Tako dhe Kujtim Ukthaci, perkatesisht 41 dhe 42 vjec. Pas verifikimeve policia ka zbuluar se Alfred Tafa, kishte nje llogari bankare e cila arrinte ne 100 mije euro. Pas pergjimeve telefonike eshte zbuluar se 40-vjecari ishte pronar i nje vile ne Shqiperi, ne vlere rreth 200 mije euro. Mediat italiane shkruajne se Alfred Tafa, diten hiqej si i varfer ndersa naten kryente aktivitetin e shperndarjes se lendes narkotike. Hetimet e policise italiane zgjaten 7 muaj dhe karabinieret sekuestruan 250 grame kokaine te paster 90 per qind, si dhe u arrestuan dy italiane qe furnizoheshin nga shqiptari. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›