E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shperndaresit te heroines

Arrestohet nje i ri, pasi shperndante lende narkotike. Policia e Fierit tha se ka vene ne pranga 23-vjecarin Gerti Bendo. Inspektori i zones ka qene ai qe kishte dyshuar per aktivitetin e te riut dhe pasi e ka mbikeqyrur per disa dite, ka vendosur ta ndaloje gjate dites se djeshme. Nderkohe qe pasi eshte vene ne pranga i riu, policia ka bere dhe nje kontroll ne banesen e tij. Gjate kontrollit te ushtruar ndaj te riut, policia ka gjetur nje sasi lende narkotike. Burime zyrtare thane se, te riut i eshte gjetur nje sasi prej 1.5 grame lend narkotike, e llojit heroine. Ajo ishte e vendosur ne nje qese te vogel dhe sipas policise, lenda narkotike ishte bere gati qe te shitej. Policia tha se ndaj te riut 23-vjecarit, Gerti Bendo eshte ngritur akuza e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", dhe se dosja i ka kaluar Prokurorise se Fierit. Xh. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›