Banka Botërore jep alarmin: Ulni borxhin publik, keni nivelin më të lartë në rajon

Kseniya Lvovsky
Banka Botërore i është bashkuar thirrjes së Fondit Ndërkombëtar Monetar drejtuar qeverisë së Shqipërisë për uljen e nivelit të borxhit publik. Shqetësimin për nivelin e lartë të borxhit e ka shprehur përfaqësuesja e BB-së në Shqipëri, Kseniya Lvovsky gjatë konferencës për shtyp ku njoftojë se ndihma financiare për vendin tonë për këtë vit do të jetë 40 milion dollarë.
BB ka shprehur qëndrimin se Shqipëria ka varësi të madhe nga ajo që ndodh në Evropë sa i takon situatës ekonomike. Lidhur me ngadalësimin e rritjes ekonomike, BB mban qëndrimin se një ndikim të madh ka ulja e remitancave.
Dy problemet që qeveria duhet të luftojë sot tha ajo janë; ulja e borxhit dhe zbutja e efekteve të krizës. Keni nivelin më të lartë në rajon, tha Lvovsky duke shtuar se Shqipëria ka varësi të madhe nga ajo që ndodh në Evropë. Sipas pëfaqësueses së BB-së niveli i borxhit është 60%, më i larti në rajon.
Në një kohë kur qeveria të paktën publikisht nuk njeh krizën, Banka Botërore thekson se ndihma do të jetë për zbutjen e efekteve të krizës. Sa i takon nivelit të borxhit, qeveria nuk ka reduktuar aspak hua marrjen.