Prostitucioni, India verifikon vizat e femrave ruse
Tregu i seksit në Indi po përjeton një bum të vërtetë. Autoritetet indiane janë të shqetësuara në lidhje me numrin gjithnjë e më të madh të femrave që vijnë nga Rusia dhe Azia Qendrore, për ta ushtruar këtë profesion në rrugët e Indisë.
Sipas të përditshmes indiane Times of India, ministria e Jashtme u ka dërguar një qarkore ambasadave në Rusi, Ukrainë, Kazakistam dhe Kirgistan, ku u kërkohet të rishikojnë kërkesat për viza që vijnë nga femra të moshës 15-40 vjeç.
Ambasadat porositen që të verifikojnë me detaje kërkesat për udhëtime turistike apo pune.