E Diel, 1 Nëntor 2026

Skena horrori në Itali, burri vret familjen dhe i vë zjarrin shtëpisë

 Flakët e zjarrit kanë përmbyllur tragjedinë e ndodhur në një familje italiane, e cila erdhi pas një grindjeje për shkak të xhelozisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 pas mesnate në Trento, kur një 40-vjeçar i papunë i identifikuar si Pietro Fiorentino ka masakruar familjen, i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë.

Viktimat janë: bashkëshortja e autorit të krimit, vajza e tij 8 vjeçe, kunati i paralizuar dhe vjehrra.

Policia dhe skuadra e zjarrfikësve është gjendur para një skene tmerri pasi kanë shuar flakët. Sipas fqinjëve të viktimave, çifti i bashkëshortëve grindeshin shpesh dhe gruaja kishte kërkuar disa herë ndihmën e policisë.

Muajt e fundit, ata ishin ndarë, por 40-vjeçari Fiorentino nuk e kishte pranuar këtë fakt dhe vinte në shtëpi herë pas here. Dëshmitarët i treguan policisë se natën e tragjedisë kishin dëgjuar për orë të tëra grindjen në familjen Fiorentino, gjë që më pas është shndërruar në një masakër të denjë për filmat horror.

Përgatiti: Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›