E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, grafiku i ri i shpërblimeve për janarin

Autori i Lajmit: red.
Posta Shqiptare garanton se pensionistët që nuk do të arrijnë ta tërheqin shpërblimin gjatë këtyre ditëve, do të mund ta marrin atë kur të marrin pensionin gjatë ditëve të para të janarit.
Posta Shqiptare ka mundur që të shpërndajë në zyrat postare në harkun e 4 ditëve plot 300 mijë shpërblime për pensionistët dhënë nga qeveria shqiptare me rastin e festave të fundvitit. Me një mesatare në shpërndarje me rreth 80 mijë shpërblime në ditë punonjësit e sporteleve kanë mundur që, bazuar mbi grafikun e ISSH-së, të shmangin radhët dhe presin deri në orët e vona pensionistët për të tërhequr shpërblimin qeveritar prej 5 mijë lekësh. Për këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, në bashkëpunim me filialet, kanë marrë të gjitha masat dhe ka organizuar punën në të gjitha nivelet për një ecuri normale të procesit te pagesës së shpërblimit të pensionisteve për Vitin e Ri. Zyrtarisht, bazuar në grafikun e ISSH-së që nga e marta më 23 dhjetor, të gjitha zyrat postare të caktuara për shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve kanë filluar punën normalisht për t i shërbyer moshës së tretë. Deri më sot janë shpërndarë në një situatë normale mbi 300 mijë shpërblime ose 60 % e totalit. Duhet theksuar fakti që Posta Shqiptare është e angazhuar që t u dërgojë falas në shtëpi shpërblimin për afro 100 mijë pensionistë që kanë aplikuar për marrjen e pensionit në shtëpitë e tyre.
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›