Studentët e UBT: “Qeveria të mbështesë prodhimin bio”
Autori i Lajmit: red.
Studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës ishin dje pjesëmarrës në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Industrisë dhe Veprimtarisë Prodhuese, ku mori pjesë edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Studentët zgjodhën këtë takim me Kryetaren e Kuvendit dhe deputetët e Komisionit, për të promovuar disa produkte ushqimore vendase, si mënyrë për të tërhequr vëmendjen e deputetëve dhe Qeverisë, në mbështetje të prodhimit bio. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i përgëzoi studentët për nismën që ata kanë ndërmarrë për të promovuar prodhimin shqiptar në institucionet më të rëndësishme si dhe në mjediset publike. Ajo u shpreh se Parlamenti dhe Qeveria po tregon një vëmendje të veçantë për industrinë dhe prodhimin kombëtar, veçanërisht në sektorin e Bujqësisë. “Kuvendi ka pasur ndër prioritetet e punës së tij hartimin dhe miratimin e ligjeve që nxisin produktet vendase si dhe eksportimin e tyre në tregjet rajonale e ndërkombëtare”, - tha Topalli. Sipas saj, një nga çështjet më të diskutueshme nga deputetet në seancë, mbetet zhvillimi i bujqësisë, nëpërmjet politikave që mbështesin prodhimet bio në vend”. Kryetarja e Kuvendit garantoi mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për projekte të tilla të studentëve, edhe në të ardhmen. Biseda mes studentëve dhe deputetëve u përqendrua në promovimin e produkteve shqiptare dhe dhënien e hapësirës e duhur për këto prodhime, brenda dhe jashtë vendit.
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008