E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora ne jug, vështirësi qarkullimi ne disa akse

Dëbora e dendur ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve ne jug dhe juglindje te vendit. Rrugët janë të mbingarkuara nga dëbora e cila ka arritur trashësinë 30 cm. Rekomandohet vendosja e zinxhirëve . 

Rreshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e mjeteve në disa prej akseve kryesore të vendit. Bora e rënë gjatë gjithë natës i ka shndërruar segmentet rrugore në rrugë të bardha të mbuluara nga 30 centimetra borë.
Situatë problematike përbën Qafa e Muzinës, në të cilën po hidhen skorje për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. Dëborë e dendur ka rënë gjatë gjithë natës në Gjirokastër, ndërsa mësohet se në Korcë dhe në zonat përreth, trashësia e borës ka arritur në 30 cm. Akset më të rënduara në këtë zonë janë: Korce-Kolonje, Qafa e Qarrit dhe Qafa e Muzinës.
Policia rrugore është e pranishme në të gjitha akset me probleme qarkullimi, ndërsa rekomandohet vendosja e zinxhirëve për të gjitha automjetet.

( e.n/ news24/Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›