Opozita mashtron për modelin e ligjit çek, “dosjet” shqiptare kursyen disa kategori
Zëvendësambasadori çek në Shqipëri, Adam Pinos flet për ligjin e lustracionit. Sipas tij, opozita shqiptare njëlloj si opozita çeke, kundërshtoi ligjin e hapjes së dosjeve
Zëvendësambasadori i Çekisë në Shqipëri, Adam Pinos, zbulon gënjeshtrat e opozitës shqiptare, ndërsa shpjegon në një intervistë televizive ngjashmëritë midis ligjit të vendit të tij për dosjet dhe atij shqiptar. Sipas Pinos, ngjashmëria më e madh qëndron në kundërshtimin që i bënë këtij ligji në Çeki, opozita e atëhershme e majtë, sikurse edhe kundërshtimi i opozitës së majtë shqiptare. Qëllimi kryesor i këtij ligji, sipas Pinos, ishte “të pengonte mundësi atyre njerëzve që kishin pozicione të caktuara gjatë regjimit komunist që të kishin pozicione drejtuese në sistemin demokratik”. Për zëvendësambasadorin çek, ligji i vendit të tij, përfshinte kategori më të shumta në numër, të të ndëshkuarve për krimet e komunizmit
Opozita shqiptare njëlloj si opozita çeke,
kundërshtoi ligjin e hapjes së dosjeve
TIRANE – Zëvendësambasadori çek në Shqipëri, Adam Pinos, shpjegon në një intervistë televizive ngjashmëritë midis ligjit të vendit të tij për dosjet dhe atij shqiptar. Sipas Pinos, ngjashmëria më e madh qëndron në kundërshtimin që i bënë këtij ligji në Çeki, opozita e atëhershme e majtë, sikurse edhe kundërshtimi i opozitës së majtë shqiptare.
Qëllimi kryesor i këtij ligji, sipas Pinos, ishte “të pengonte mundësi atyre njerëzve që kishin pozicione të caktuara gjatë regjimit komunist që të kishin pozicione drejtuese në sistemin demokratik”.
Për zëvendësambasadorin çek, ligji i vendit të tij, përfshinte kategori më të shumta në numër, të të ndëshkuarve për krimet e komunizmit.
A mund të kemi një pamje historike si u miratua ligji çek dhe cili ishte qëllimi i tij?
Ligji i lustracionit u adoptua në vitin 1991 atëherë kur vendi nuk quhet ende republika çeke por federata e Çekosllovakisë. U adoptua më pak se dy vjet nga rënia e regjimit pas një diskutimi të madh dhe të dhimbshëm politik dhe kundërshtie opozitare.
Mazhoranca ishte pro në atë kohë dhe e majta kundër. Në tetor të vitit 1991 u adoptua ligji dhe në 1 janar të vitit 1993 kur federata u nda ligji hyri në fuqi në republikën çeke të sapokrijuar dhe vepron ende.
Për sa i takon qëllimit...?
Ai u adoptua menjëherë pas rënies së regjimit dhe qëllimi kryesor ishte të pengonte mundësi atyre njerëzve që kishin pozicione të caktuara gjatë regjimit komunist që të kishin pozicione drejtuese në sistemin demokratik. Do të bëhej e pamundur për ata që kishin bërë shantazh të kishin pozicione në mjedisin e ri politik. Gjithashtu ka dhe një anë etike të ligjit të lustracionit.
Cilat ishin kategoritë që u përfshinë në procesin e lustracionit?
Kategoritë më të madhe e bëjnë të gjithë punonjësit e administratës publike, shërbimi publik, ushtria, policia, shërbimet e inteligjencës, media shtetërore si televizioni dhe radioja çekosllovake dhe ndërmarrjet shtetërore të cilat vijojnë të jenë dhe tani një mbështetje për ekonominë në vend, ka ndërmarrje dhe kompani ku shteti aksioner kryesor, ishin gjithashtu subjekte të këtij ligji?
Gjykatësit dhe prokurorët a ishin subjekte të këtij ligji?
Sigurisht prokurorët dhe gjykatësit janë gjithashtu punonjës të sektorit publik dhe ata gjithashtu u përfshinë në ligj.
Ç’mund të na thoni për gjykatësit dhe prokurorët që u prekën nga ligji. Keni një shifër dhe çfarë ndodhi me ta?
Dua të jem i qartë. Nuk kam një shifër. Ligji thotë se kush verifikohet me rekorde jo të pastra ose siç njihet ndryshe në certifikatë lustracioni pozitive u larguan nga puna. Me gjykatësit pati një situatë pak ndryshe pasi kishin garanci kushtetuese por gjithsesi rezultati pas kësaj ishte i njëjtë dhe për këta.
Çfarë ndodhi me ata që identifikoheshin si bashkëpunëtorë?
Mendoj se është e rëndësishme të mbahet shënim se strukturat drejtuese u ndikuan nga fakti se nëse dikush ishte në një pozicion të papërfillshëm rekordet jo të pastra nga e shkuara nuk përbënin ndonjë problem. Nuk kishte asnjë parashikim në ligj nëse këta persona duheshin pushuar apo larguar. Nëse dikush ishte në një pozicion drejtues, p.sh.:, në një ministri kishte dy mundësi ose të pushohej ose të ulej në detyrë.
A ka një shifër të personave që u ndikuan nga ligji?
Kam një shifër të numrit të certifikatave të lëshuara që për mua është shumë e madhe, 420 mijë certifikata lustracioni por nuk mund të them se sa prej tyre ishin negative dhe sa rezultuan me rekorde janë të pastra pra pozitive. Por do doja të theksoja se ligji i lustracionit nuk përbën më një çështje të nxehtë. Tani është pjesë e historisë.