Buka edhe me e shtrenjte

Çmimet e bukës dhe llojeve të ndryshme të prodhimeve të brumit mund të pësojnë shumë shpejt rritje. Ndikimet e tregjeve ndërkombëtare, rritja e cmimit për lëndët e para dhe arsye të tjera janë ndër faktorët që renditen nga furrtarët si arsye për ndryshimin e çmimeve. Për Alsat, zotëruesi i një rrjeti furrash në Tiranë dhe Durrës shpjegon situatën aktuale në këtë treg.
“Sot kemi marrë një rritje tjetër të çmimit të miellit, por kjo nuk është reflektuar ende në rritje të çmimit të bukës sepse rritjet e miellit vijnë me çmime të vogla, ndërsa me bukën nuk jemi në gjendje të lëvizim me gjëra të vogla,por presim dy-tre elementë ose dy-tre faktorë që të reflektohet në çmim. Mendoj është kulmi I rritjes së çmimeve dhe domosdo do të reflektohet” thotë Pëllumb Boshi, zotërues i kompanisë “Thethi”.
Veç ndikimeve ndërkombëtare, në kostot e prodhuesve të bukës ndikojnë dhe faktorë të tjera që s’kanë lidhje direkte me prodhimin.
“Shumë prodhues prodhojnë natën dhe mbushin dyqanet që nuk kanë as kupon tatimor, as etiketë për të treguar se sa peshon, sa kushton dhe tregues të tjerë të standartit ushqimor, dhe asnjë nga institucionet shtetërore nuk I kontrollon këto dyqane. I gjithë biznesi I madh ka kasë fiskale, dërsa biznesi I vogël nuk ësht furnizuar ende me kasë fiskale. Pra klienti nuk merr kuponin tatimor për bukën. Konsumatori vihet perballë zgjedhjes, të ketë mundësi të shohi jo vetëm çmimin, peshën, por edhe përbërësit të cilët janë tregues shëndetësor” thotë Boshi.
Ditët e fundit ka pasur rritje të çmimit të bukës dhe nënprodukteve të tjera. Këto ndryshime janë vënë re vetëm në disa qytete dhe në pak furrtarë. Aktualisht një bukë, në shumë prej furrave është 80 lekë.
Florian Papadhimitri