E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Boterore, parashikime te erreta per ekonomine shqiptare per 2008-n

Erald Kapri
Hapja e nje biznesi te ri ne Shqiperi perseri ka veshtiresi te shumta, te cilat rendoje mbi sipermarresit e rinj qe duan te investojne, apo per investitoret e huaj. Praktikisht duhet nje mal me para dhe 26 dite kohe qe te hapesh nje biznes te ri. Banka Boterore, nepermjet projektit te saj “Te berit biznes”, shprehet se Shqiperia, gjate vitit 2008, nuk pritet qe ta permiresoje situaten ne kete çeshtje. Indikatoret ne rastin konkret parashikohen qe nuk do te levizin, duke lene te nenkuptuar qe situata ne ambientin ekonomik ne lidhje me biznesin do te jete e njejte me vitin 2007. Ambienti ekonomik vleresohet si i mire me ane te indikatoreve ne fushen dhe aktivitetin e biznesit, pra ne uljen e procedurave dhe korrupsionit ne administrate, por nje gje e tille pritet te jete edhe problemi i vitit te ardhshem. Tashme eshte percaktuar se procedura e zgjatur dhe korrupsioni jane dy problemet kryesore qe kane ndikuar dhe po ndikojne ne ambientin ekonomik te Shqiperise. Vendi yne radhitet i 136-ti ne listen me 178 vende te botes persa i perket menyres dhe rrugeve te lira per te bere biznes. Persa u perket procedurave per hapjen e nje biznesi te ri, do t’ia kalojme vetem nje vendi gjate vitit 2008, duke qene ne vendin e 123-te, nga vendi 124 qe jemi kete vit. Shqiperia ze vendin e fundit persa i perket mbylljes se nje biznesi dhe veshtiresite e nje falimentimi. Te mbyllesh nje biznes ne Shqiperi mbytesh me borxhe, duke bere qe shume biznese thjesht nuk shpallin falimentin per kete çeshtje, por, nga ana tjeter, “mbysin” ekonomine. Nje situate e tille eshte pranuar edhe nga autoritetet shqiptare, te cilat jane shprehur se gjysma e bizneseve shqiptare jane te mbytura ne borxhe.
Te besh biznes
Te besh biznes ne vendin tone eshte vertet nje procedure e lodhshme, ku duhet te harxhosh kohe, por edhe shuma te konsiderueshme parash. Duhen 51 mije leke te rinj minimalisht dhe vetem per punen procedurale, pa llogaritur “zarfet poshte deres”, si dhe 36 dite kohe qe biznesi yt te rreshtohet ne tregun e lire. Raporti i Bankes Boterore ka analizuar te gjithe kete proces, pra ka matur kohen dhe çdo shume lekesh qe i duhen nje subjekti per t’u bere biznes. Dita e pare nis me emrin identik te kompanise, e cila te ha nje dite kohe per shkak se emri duhet unik dhe jo i ngjashem. Te njejten kohe te ha edhe kalimi i kapitalit te nevojshme ne banke. Noterizimi i dokumentacionit do te njejten kohe, nje dite prane nje noteri. Veshtiresia me e madhe eshte ne faktin e regjistrimit te subjektit ne gjykate, pasi, sipas specialisteve te Bankes Boterore, duhen minimalisht 18 dite qe te marresh vendimin e gjykates. Nje kohe goxha te konsiderueshme do te haje edhe regjistrimi prane organeve tatimore, si dhe marrja e certifikates tatimore do te kerkoje nje kohe totale prej 10 ditesh. Veshtiresi do te kete edhe ne disa procedura te tjera, si regjistrimi i biznesit ne Inspektoratin e Punes, regjistrimi ne nje dhome tregtie per t’u perfaqesuar, pagimi i taksa lokale, regjistrimi ne sigurimet shoqerore dhe shendetesore si dhe hapja e kompanite. E gjithe kjo procedure, e cila ne pamje te pare paraqitet e thjeshte, do te haje minimumi 5 dite.
Regjistrimi ne gjykate
Ekspertet e Bankes Boterore, ne raportin e tyre cilesojne se ne realitet kerkohet nje kohe e gjate ne Gjykaten e Tiranes per te regjistruar biznesin, duke hedhur edhe tezen e korrupsionit ne kete gjykate. Keshtu, sipas ligjit, duhen 8 dite qe te jepet vendimi nga Gjykata e Tiranes per formimin e nje biznesi te ri, por ekspertet e Bankes Boterore kane evidentuar se ne realitet nevojitet me shume. Nje problem tjeter eshte edhe “mali” me dokumente qe duhen per te shkuar ne gjykate. Sipas eksperteve, shumica e tyre fare mire mund te mos kerkoheshin, por Ligji numer 9751, “Per regjistrimin e kompanive”, kerkon nje procedure te tille, por kjo situate duhet te ndryshoje.

15 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›