Topi dekreton 12 magjistratet per prokurore
Pese prokurore lene prokurorite e qyteteve te vogla, per te vazhduar punen ne Durres dhe Tirane
Laureta Rryçi
Percaktohen vendet e punes si prokurore per 12 magjistrate. Presidenti Bamir Topi dekretoi dje emerimin ne detyre te magjistrateve qe deri dje ishin neper prokurori te ndryshme te vendit si praktikante. Po keshtu, po me nje dekret tjeter te dites se djeshme, kreu i shtetit ka transferuar ne detyre dhe pese prokurore te tjere. Sipas nje njoftimi zyrtar nga Presidenca, mesohet se kryesisht transferimet kane te bejne pak a shume me ngritje ne detyre per pese prokurore. Duke i kaluar ata nga prokurori te qyteteve te vogla ne institucione te akuzes te qyteteve kryesore ne vend. Nderkohe qe me dekretin e djeshem, per magjistratet eshte percaktuar dhe fillimi i karrieres se tyre, qe me sa duket kesaj radhe do te nise neper prokurori te qyteteve te ndryshme te vendit.
Transferimet
Pese prokurore qe deri dje punonin ne prokurori te vogla, dekretimin e presidentit Topi duhet ta cilesojne si ngritje ne detyre. Fale ketij dekreti, ata do te lene Prokurorite e Kavajes dhe Lushnjes per t’u bere pjese e stafit te kuzes se Tiranes dhe Durresit.
Emerimet
Magjistratet qe mbaruan kete vit per prokurore tani me e kane te percaktuar nga do ta nisin punen e tyre me kete titull. Tashme kreu i shtetit ka percaktuar vendin e punes per gjithsecilin dhe me dekretin e djeshem, qe nga dita e sotme ata mund te nisin punen. Sipas procedurave, fillimisht eshte kryeprokurori qe propozon jo vetem emrat, por edhe vendet ku duhet te punesohen magjistratet. Me pas, pas nje afati kohor ku shqyrtohen te gjitha kandidaturat, ne varesi te cilesive profesionale dhe arritjeve ne shkolle, presidenti ben dhe emerimin e tyre.
Prokuroret qe jane transferuar
1. Dritan GINA, aktualisht prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lushnje, transferohet prokuror prane Prokurorise te Rrethit Gjyqesor Durres.
2. Daniela SULAJ, aktualisht prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kavaje, transferohet prokurore prane Prokurorise te Rrethit Gjyqesor Tirane.
3. Gjergji TAKO, aktualisht prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lushnje, transferohet prokuror prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.
4. Elsa KARECI, aktualisht prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kavaje, transferohet prokurore prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.
5. Rabiana SHEHU, aktualisht prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lushnje, transferohet prokurore prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres.
Magjistratet e emeruar si prokurore
1. Ornela RRUMBULLAKU, aktualisht prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, emerohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kavaje.
2. Elida CELAMI, aktualisht prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, emerohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lushnje.
3. Elfrida BREGOVA, aktualisht prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, emerohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kavaje.
4. Maksim SOTA, aktualisht prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Vlore, emerohet prokuror ne kete prokurori.
5. Julian XHENGO, aktualisht prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Vlore, emerohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier.
6. Alma KOLA, prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier, emerohet prokurore ne kete prokurori.
7. Ndini TAVANI, aktualisht prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres, emerohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lushnje.
8. Endrit BIMI, aktualisht prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres, emerohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lushnje.
9. Arens ÇELA, aktualisht prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lushnje, emerohet prokuror ne kete prokurori.
10. Sonila DOMI, aktualisht prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kruje, emerohet prokuror ne kete prokurori.
11. Bujar MEMIA, aktualisht prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kurbin, emerohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kavaje.
12. Elsion SADIKU, aktualisht prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Korçe, emerohet prokuror ne kete prokurori.
15 Dhjetor 2007