E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PS: Vendimi për Metën goditje për 12 kriteret

Kjo parti e konsideron vendimin si dëshminë më alarmante të rënies së rendit ligjor dhe shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, PS e vlerëson këtë vendim si “provën e përsëritur dhe më të padiskutushme, të kapjes përfundimtare të Gjykatës së Lartë e të vendosjes së pushtetit gjyqësor nën kontrollin e pushtetit politik të Sali Berishës”.

“Ky vendim është konsolidim të “kulturës së pandëshkueshmërisë”, pas tre vendimeve të njëpasnjëshme të së njëjtës Gjykatë për tre raste flagrante të korrupsionit në nivelin më të lartë qeveritar; Konfirmim të lidhjes së shkurtër mes aktivitetit kriminal të politikes në pushtet dhe drejtësisë si garante e kësaj të fundit; Nëpërkëmbje të parimit kushtetues të “drejtësisë shoqërore” si baza e shtetit dhe zëvendësimin e këtij parimi me “padrejtësinë shoqërore” si vazhdë në procesin qeverisës”, thekson PS-ja.

Gjithashtu, opozita e konsideron vendimin për Metën si shtysë të drejtpërdrejtë negative në profilizimin e përvitshëm të Shqipërisë si një regjim hibrid dhe i korruptuar, larg vlerave e parimeve të familjes evropiane. “Partia Socialiste e Shqipërisë e konsideron gjithashtu me shqetësim të thellë këtë vendim si një refuzim i drejtpërdrejtë i tre prioriteteve kyçe të vendosura nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë: një  drejtësi e pavarur e profesionale; luftë kundër korrupsionit në nivelet e larta; luftë kundër krimit të organizuar. Përpjekjes për përmbushjen e këtyre prioriteve në  kuadrin e 12 prioriteteve që  duhet të  përmbushë  Shqipëria për t’u bërë  kandidate për Bashkimin Evropian, Gjykata e Lartë  i ka dhënë  një goditje jashtëzakonisht të  rëndë”, thuhet më tej.  /Start/

                                                                                             2012-01-18 08:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›