BDK: Shqiptarët të bojkotojnë zgjedhjet
Tiranë-Bashkimi Demokratik Kombëtar, në një konferencë për shtyp ftoi të gjithë votuesit shqiptar në Maqedoni, që ti bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar shteti. Një qëndrim të këtillë BDK e bazon në programet dhe prononcimet e dy kandidatëve maqedonas, të cilët garojnë për kryetar shteti, në të cilat me asgjë nuk favorizohet pozita e shqiptarëve në këtë shtet dhe asnjëri prej tyre nuk merr përsipër realizimin e asnjërës nga kërkesat konkrete të shqiptarëve në Maqedoni.
“Sa u përket zgjedhjeve lokale, BDK-ja si subjekt politik megjithëse ka bojkotuar këto zgjedhje, që në rrethin e parë kemi paralajmëruar për rrezikun që qyteti i Strugës të fitohet nga kandidat joshqiptar, prandaj për rrethin e dytë apelojmë tek të gjithë shqiptarët e Strugës që të mobilizohen për të mbështetur kandidatin shqiptar për kryetar komune. Humbja e Strugës, nuk paraqet humbje vetëm për shqiptarët e strugës, por për të gjithë shqiptarët”, theksoi kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri.
Po ashtu, BDK-ja duke pasur parasyshë pozitën e vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët në Maqedoni, del me këto qëndrime politike: 1.BDK kërkon që shqiptarët në Maqedoni të trajtohen si faktor në vendimmarrje, e jo vetëm si faktor në pjesëmarrje, siç vazhdon të na trajton pala maqedonase.
2.Të ndërpritet praktika e deritanishme politike e trajtimit të shqiptarëve vetëm si numër, në momente të caktuara politike, por shqiptarët të insistojnë që të jen partner i barabartë në të gjitha institucionet e këtij shteti.
3.Kërkojmë edhe njëherë të rihapet çështja shqiptare në Maqedoni, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë, ku do të jenë pjesëmarrës direkt në negociata shqiptarët dhe maqedonasit si dy palë, për të vendosur për fatin dhe ardhmërinë e këtij shteti.
4.Kur shqiptarët do të jen popull shtetformues, nuk është shum e rëndësishme se kush do të jetë kryetar i shtetit, sepse të drejtat e popujve nuk burojnë nga institucioni i kryetarit të shtetit, por ato garantohen me kushtetutë.Për momentin vlerësojmë se Kushtetuta është pengesa kryesore e realizimit të të drejtave të plota kombëtare të shqiptarëve në maqedoni.
5.Shqiptarët e Maqedonisë, pa dallim të përkatësive ideologjike dhe partiake, duhet sa më shpejtë dhe në mënyrën më urgjente ti unifikojnë qëndrimet e tyre për rihapjen e çështjes së statusit juridiko kushtetues në Republikën e Maqedonisë. (INA)