E Diel, 1 Nëntor 2026

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ne gatishmeri per tranzicion

Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk e ka ulur vigjilencen per kercenime te mundshme nga elemente qe duan te perfitojne nga tranzicioni qe po kalon SHBA, nga nje administrate ne tjetren. Komandanti i Organizates per Mbrojtjen Ajrore Veriore, NORAD, si dhe i Komandes Veriore Amerikane, Gjenerali Viktor Rejnort, i diskutoi keto sfida ditet e fundit ne Institution Baker per Politikat Shteterore ne Hjuston. Gjenerali Rejnort thote se ushtria amerikane po bashkepunon nga afer me Departamentin e Sigurimit Kombetar dhe agjenci te tjera federale per te mbrojtur vendin nga kercenime te njohura dhe te panjohura. Ai sqaroi se sulmet terroriste ne Bombei te Indise theksojne nevojen per vigjilence dhe pergatitje ne pergjigje te zhvillimeve qe mund te mos perputhen plotesisht me kercenimet e deritanishme. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, Rejnort theksoi se nevojitet vigjilence e vecante gjate periudhes se ndryshimit te administrates ne Uashington. "Kjo eshte periudhe tranzicioni dhe mendoj se eshte e arsyeshme te parashikojme qe armiqte do te perpiqen ta shfrytezojne kete periudhe. Roli yne eshte te garantojme nje vazhdimesi te perpjekjeve te mbrojtjes dhe sigurimit dhe mbeshtetje civile per vendin", nenvizoi ai. Gjenerali u perpoq gjithashtu te sqaronte rolin e brendshem te Forcave te Armatosura amerikane gjate nje zhvillimi katastrofik. "Kongresi i ka kerkuar Departamentit te Mbrojtjes rreth 3 vjet me pare te pergatitet per tre sulme katastrofike thuajse te njekohshme, te karakterit berthamor, kimik, biologjik etj.", sqaroi Rejnort. Sipas tij, kjo aftesi i jep mundesi te kene nje organizate te stervitur me se mire, te integruar dhe te afte per t'u dislokuar shume shpejt per te bere analizat kimike, per te mos lejuar perhapjen e nje agjenti toksik, per te pergatitur objektet per mjekim qe do t'u vijne ne ndihme agjencive shteterore dhe federale te pergjigjen ne situata te tilla. Gjenerali Rejnort thote se forcat e brendshme do te perbehen nga 3 kontingjente me nga 4 mije e 700 trupa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›