Banka: Fati i Greqisë pas zgjedhjeve, varet nga programi ekonomik
ATHINE - “Imperativi historik i Greqisë ndërmjet përpjekjes së dhimbshme për rimëkëmbje të ekonomisë brenda eurozonës dhe prapakthimit të çrregullt, vazhdon të mbetet aktual”, theksoi guvernatori i Bankës së Greqisë, Joanis Provopoulos, gjatë paraqitjes së Raportit Vjetor të bankës.
Ai paralajmëroi se “nëse pas zgjedhjeve vihet në dyshim vullneti i qeverisë së re dhe i shoqërisë për të zbatuar programin e rimëkëmbjes ekonomike, Greqia rrezikon të futet shumë shpejt në gjendje tepër të vështirë”.
Guvernatori i Bankës së Greqisë vlerëson se kushtet objektive janë përmirësuar, ndërkaq konsideron se dalja nga kriza, do të varet nga aftësia e vendit për të përballuar sfidën historike. Provopoulos theksoi se niveli i pasigurisë mbetet i lartë, teksa periudha parazgjedhore e ngadalëson realizimin e ndryshimeve të programuara.
Guvernatori i mëshoi veçanërisht zbatimit të një stratregjie kombëtare për rimëkëmbjen e koordinuar të ekonomisë, duke i gjykuar si të pamjaftueshme ndryshimet që janë bërë deri më sot. Banka e Greqisë vlerëson se është e mundur paraqitja e tepricave buxhetore në buxhetin e vitit 2013, duke parashikuar se rimëkëmbja e ekonomisë mund të fillojë në fund të vitit të ardhshëm.
Gjithashtu Banka parashikon se për vitin në vazhdim recesioni do të jetë 5% dhe niveli i papunësisë do jetë më shumë se 19%.