Skandali i prostitucionit, dorëhiqen edhe 2 agjentë të Obamës
UASHINGTON- Dy agjentë të shërbimit sekret dhanë dorëheqjen nga kjo polici që mbron presidentin amerikan, Barack Obama pas skandalit të prostitucionit në Kolumbi, ndërkohë që një i tretë po përgatitet gjithashtu për të dhënë dorëheqjen, bënë të ditur sot burime zyrtare.
"Dy punonjës të tjerë janë pastruar nga dyshimet për sjellje të rëndë, por ata do të përballen me masat për planin administrativ'', theksoi zëvendësshefi i Shërbimit Sekret, Paul Morrissey, në një komunikatë.
Në total, nëntë agjentë të Shërbimit Sekret kanë humbur vendet e punës pasi duhet të largohen nga policia e elitës pas kësaj ngjarjeje, për të cilën janë akuzuar se kishin ftuar 20 femra që ushtronin prostitucion në hotelin e tyre në Carthagène, në Columbi, ku po përgatisnin mbërritjen e Barack Obamës në samitin e Amerikave.
Rreth 12 agjentë ishin përfshirë në këtë çështje dhe janë bërë objekt i një hetimi.
(ma.ar/BalkanWeb)