Sarkozy: Nuk do të ketë marrëveshje me Frontin Kombëtar
PARIS- Presidenti në ikje, Nicolas Sarkozy konfirmoi sot se nuk do të kishte marrëveshje me ekstremin e djathtë në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme dhe nuk do të ketë ministra të dalë nga radhët e Frontit Kombëtar në qeverinë e ardhshme nëse do të rizgjidhet më 6 maj.
“Nuk do të ketë marrëveshje me Frontin Kombëtar, as ministra nga FN, por refuzoj të demoralizoj zgjedhësit që kanë votuar për kandidaten e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, e cila fitoi 17,90 për qind të votave të dielën e kaluar”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)