U arratis nga burgu në Itali, kapet në Vlorë i shumëkërkuari Leonard Myrtaj
VLORË- Polica e qytetit bregdetar ka arrestuar sot shtetasin Leonard Myrtaj 34-vjec pas një urdhër arresti të lëshuar nga policia italiane.
Operacioni i koduar “I arratisuri” është finalizuar në fshatin Trevllazër ku Myrtaj që prej kohësh ishte arratisur së bashku me dy persona të tjerë, njëri prej tyre Dritan Rexhepi.
Sipas urdhër arrestit të lëshuar nga ana e policisë italiane, ai akuzohet për posedim dhe shpërndarje lëndësh narkotike, vjedhje, rrëmbim personi si dhe një sërë akuzash të tjera, pwer të cilat ishte dënuar më 16 vjet burg.
Në 11 prill të vitit 2003 ka grabitur në Firence një automjet, duke dhunuar drejtuesin e tij. Ndërsa në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka rrëmbyer një biznesmen italian, duke e keqtrajtuar dhe kërcënuar, ndërsa e ka lënë të lirë pasi ka paguar dëmshpërblimin 12 mijë euro.
Akuza të tjera rëndojnë mbi Myrtajn, së bashku me arratisjen e tij nga burgu i Vogeras, në Pavia të Italisë, ku tsë bashku me Dritan Rexhepin dhe Ylli Ndoin ata janë arratisur në mënyrë spektakolare. Pritet që Myrtaj të ekstradohet në drejtim të shtetit italian.
(ma.ar/BalkanWeb)