E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Hypo dëmtohet për 300 milionë dollarë

Vjenë, 18 gusht – Ish-drejtuesit dhe partnerët biznesorë të bankës austriake “Hypo Alpe Adria”, sipas rezultateve të hetimit, kanë dëmtuar bankën për mbi 300 milionë euro.

Njësiti special për sqarimin e kësaj afere, “CSI Hipo”, i formuar nga ministri austriak i financave Josef Proll, pasi që shteti u detyrua të marr përsipër bankën e kërcënuar nga falimentimi, ka zbuluar deri tani dëme që arrijnë në mbi 300 milionë euro.

Kjo shumë parash, ndër të tjera, është tërhequr nga banka nga menaxherët dhe partnerët biznesorë, shkruan gazeta vjeneze “Presse”.

 Nuk ka shumë gjasa që banka, e cila vitin e kaluar e ka përfunduar me 1.5 miliardë humbje, do të kthejë 300 milionë eurot e përmendur, pasi që pjesa më e madhe e parave është zhdukur në rrjetin e fondacioneve, institucioneve, prej të cilave shumica ndodhen jashtë vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›