E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania “e afërt” me kryeministrin bëhet gati për nënkontraktues në “Kosova e Re”

Prishtinë, 18 gusht - Një kompani kosovare, e cilësuar si e afërt me familjen e kryeministrit Thaçi, është duke u përgatitur për të qenë nënkontraktues në ndërtimin e projektit energjetik “Kosova e Re”. Kompania “Eco Trade”, e cila ka fituar nga Korporata Energjetike tender njëburimor në vlerë prej 75 milionë eurosh, pret që të jetë pjesë e këtij projekti të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi.
“Ne i kemi nisur përgatitjet për të qenë nënkontraktues në këtë projekt, por nuk mund të zbulojmë më shumë detaje”, ka thënë të martën, pronari i kësaj kompanie Mehdi Zhugolli.
Në një raport të një organizate ndërkombëtare, të publikuar në maj të këtij viti, kjo kompani cilësohet si e afërt me vëllezërit Thaçi.
“Dy kompanitë Eco Trade e AC/ DC të vëllezërve Mehdi e Hilmi Zhugolli, të afërta me vëllezërit Thaçi, kanë fituar 75 milionë euro nga KEK-u nëpërmjet tenderëve njëburimorë në kontratat e lidhura në vitet 2008-09”, thuhet në raportin e “Youth Initiative For Human Rights”.
Gani Thaçi, njëri nga vëllezërit e kryeministrit Hashim Thaçi, i kontaktuar nga Koha Diotre, ka deklaruar se nuk i njeh pronarët e kompanisë “Eco-Trade”, të cilët janë duke u bërë gati të jenë pjesë e projektit “Kosova e Re”. Gjerësisht për këtë mund të lexoni në gazetë e së mërkurës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›