Ekonomia braziliane parakalon britaniken, e gjashta në botë

Qendra për Kërkimet Ekonomike dhe të Biznesit (CEBR) tha se tabela e fundit tregon se ekonomitë aziatike po ngjiten teksa ato evropiane po bien në renditje.
Ky grup parashikon që Brenda vitit 2016, ekonomia britanike do të kalojë atë franceze. Sipas CEBR, ekonomia e Eurozonës do të tkurret me 0.6 % në vitin 2012 “nëse problem i euros zgjidhet” dhe 2 % nëse ky problem nuk zgjidhet.
Parakalimi i ekonomisë britanike nga ana e asaj braziliane është vetëm njëra pjesë e trendit në rritje që do të sjellë ndryshime të mëdha në renditjen globale deri në vitin 2020.
Brazili ka pothuajse 200 milionë banorë, më shumë se 3-fishin e popullsisë së Britanisë së Madhe.
Sipas CEBR-it, Rusia e cila aktualisht renditet në vendin e nëntë, në vitin 2020 do të renditet në vendin e katërt.
Për më tepër, ja tabela e plotë:
Renditja 2011 Parashikimi per 2020
1. SHBA SHBA
2. Kina Kina
3. Japonia Japonia
4. Gjermania Rusia
5. Franca India
6. Brazil Brazil
7. Britania e Madhe Gjermania
8. Italia Britania e Madhe
9. Rusia Franca
10. India Italia
/Start/F. Prroni/
2011-12-26 14:08