Banka Popullore feston 5-vjetorin.
06/03/2009 Dje, në mjediset e hotel “SHERATON” në Tiranë, u festua 5-vjetori i Bankës Popullore. Në këtë ceremoni festive morën pjesë krijues dhe drejtues të bankës, klientë dhe bashkëpunëtore të saj, drejtues të sistemit bankar shqiptar, përfaqësues të institucioneve qendrore, të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, etj.
Banka Popullore ka filluar aktivitetin e saj më 1 mars 2004. Brenda një periudhe të shkurtër, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit te saj, Banka Popullore arriti të bëhej faktor i spikatur në tregun bankar shqiptar, çka tërhoqi vëmendjen edhe të investitorëve të huaj të interesuar për të qenë prezent në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht gjiganti ndërkombëtar financiar “Société Générale Group” që në korrik të vitit 2007 bëri pjesë të rrjetit të tij edhe Bankën Popullore, duke blerë 75% të paketës së aksioneve të saj.
Sot Banka Popullore numëron mbi 500 punonjës, 41 degë dhe mbi 100.000 klientë.