Pronat, prefekti denoncon Grigor Tavon
06/03/2009 Spiro Ksera: Në emër të vëllait të deputetit mijëra m2 truall, pronë e banorëve të zonës
GJIROKASTËR - Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera, në emër të institucionit që drejton, ka depozituar të enjten në Prokurorinë e rrethit një kallëzim penal ndaj shtetasit Grigov Tavo, vëllait të deputetit socialist, Vangjel Tavo, që dyshohet për “përvetësim të paligjshëm të truallit”.
Padia
Spiro Ksera, përfaqësuesi i Qeverisë për rajonin jugor, tha për gazetën "Metropol" se “kallëzimi penal ndaj Tavos vjen pas ankesave të disa banorëve të fshatit Jergucat, të cilët përmes dokumenteve të pronësisë, kanë treguar se rreth 25 mijë metra katror truall të tyre figurojnë me emrin e shtetasit Grigov Tavo në zyrën e Pasurive të Paluajtshme. “Është e papranueshme që 25 mijë metra katror truall, që shtrihet pranë rrugës kombëtare Jergucat-Qafa e Muzinës në drejtim të Sarandës, të figurojnë me emrin e një shtetasi, ndërsa banorët e këtij fshatit të mos përfitojnë asnjë metër katror”, ka pohuar prefekti Spiro Ksera. Sipas tij, depozitimi i kërkesës për kallëzim penal nuk ka si qëllim ndëshkimin e një shtetasi, por vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë personave që kanë falsifikuar dokumentet zyrtare. Ky fakt është zbuluar fare rastësisht një muaj më parë nga banorët e fshatit Jorgucat, të cilët edhe pse disponojnë ligjërisht certifikatat e pronësisë për këtë sipërfaqe, nuk gëzojnë asnjë tagër përdorimi, për shkak të mbivendosjes së objektit në fjalë në zyrën e Pasurive të Paluajtshme. Ndërkohë nuk është saktësuar nëse prefekti Ksera ka depozituar në polici dhe kallëzim për këtë të fundit, e cila ka mbivendosur pronat në këtë zonë të Gjirokastrës. Sipas pohimeve nga institucioni i prefektit thuhet se banorët janë ankuar prej disa kohesh në lidhje me pamundësinë e përdorjes së tokës, të cilët e kanë të tyren me dokumente.