Banka Qendrore Amerikane ul normën e interesit
Kriza financiare e ka detyruar Bankën Qendrore Amerikane të ulë sërish normën e referencës në një interval midis 0,0 dhe 0,25 për qind. Më parë norma kishte qenë 1 për qind. Në këtë mënyrë norma amerikane e interesit arrin një vlerë të re të ulët rekord. Ulja e qartë e interesit e kryer papritur solli rritje të kurseve në Uol Strit. Indeksi Dow-Jones u rrit me 4,2 për qind. Interesat u ulën me 0,75 për qind, duke arritur në 0,25 për qind. Pas përfundimit të takimit dy-ditor, Komiteti i Politikave i bankës prej 12 anëtarësh tha se Banka Qendrore do të përdorë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për të stimuluar aktivitetin ekonomik dhe për të luftuar krizën financiare. Ky ishte shkurtimi i interesave afatshkurtër për të dhjetën herë në 12 muajt e fundit.