Banka Qendrore Evropiane garanton likuiditet per bankat

Banka Qëndrore Europiane është e gatshme të mbështesë sistemin bankar në Eurozonë nëse do t’i kërkohet. Kështu ka deklaruar presidenti i Bankës Mario Draghi gjatë një konference. Eurosistemi do të vijojë të furnizojë me likuiditet bankat që do të kenë nevojë, ka thënë Draghi, duke siguruar se stabiliteti i cmimeve do të mbetet një gur themeli në bashkimin monetar europian.
“Siç e dini BQE ka për detyrë themelore të furnizojë likuiditet bankave në këmbim të garancive të duhura. Kjo ka qenë ajo që kemi bërë gjatë krizës, duke i qëndruar besnik mandatit tonë për të mbajtur stabilitetin e çmimeve në një periudhë afatmesme. Dhe është pikërisht kjo ajo që do të vijojmë të bëjmë. Eurosistemi do të vazhdojë furnizimin me kapital të bankave në vështirësi nëse do të jetë e nevojshme”- u shpreh Draghi.
Stabiliteti i çmimeve do të të jetë primar për Bashkimin monetar europian sikurse ka qenë që nga fillimi. Por ka shtuar kreu i Eurotoëer, është e nevojshme fuqizimi i politikës financiare, fiskale dhe strukturore, duke e bërë më të zgjeruar ruajtjen e stabilitetit ekonomik.
“Në një gjysëm dekade të krizës së shfaqur në mënyrë të gabuar nga çbalancimet makro-ekonomike dhe financiare ka sjellë sfida të konsiderueshme për funksionimin normal të bashkimit tonë ekonomik dhe monetar. Kuadri ynë i politikës monetare që është ankoruar në pavarësi të plotë nga bankat qëndrore dhe një fokalizim të qartë mbi stabilitetin e çmimeve ka siguruar një bazë të shëndoshë për BQE-në për të përmbushur mandatin e saj pavarësisht këtyre sfidave. Duke ruajtur një angazhim të qartë të këtyre çmimeve BQE ka dhënë kontributin e saj më të mirë për të zbutur pasojat e krizës. Ky angazhim do të vijojë të drejtojë politikat tona edhe në kohët që do të vijnë “- theksoi më tej ai.
Numri një i institutit të Frankfurtit ka thënë se objektivi i bankës është rikthimi në funksionimin e tregut ndërbankar duke shtuar se BQE do të përcaktojë planet për bashkimin e eurozonës këto ditë.